Presidenti Ilir Meta ka refuzuar sot thirrjen e fundit të Komisionit Hetimor për të marrë pjesë në procesin e ngritur për shkeljet që Kuvendi pretendon se ai ka kryer, para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.
“Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit”, shkruante Meta ndër të tjera në letrën e tij për mosmarrjen pjesë në Komision.
Ndërkohë, përfaqësuesja e mazhorancës në Komisionin Hetimor Klotilda Bushka bëri të ditur se Kodi i Procedurës Penale parashikon se Presidenti i Republikës mund të thirret me forcë, për “të dëshmuar” në procesin e iniciuar nga Kuvendi kundër tij.
Megjithatë, Bushka tha se edhe përse Kodi i Procedurës Penale e parashikon, “nuk është e nevojshme” që Meta të merret me forcë përderisa ai nuk ka “vetë vullnet të paraqitet”.
“Mund të kërkohet ardhja me forcë e personit para Komisionit. Komisioni ka faktuar në mënyrë të drejtë ardhjen dhe dëgjesën e Presidenti të Republikës.
Mungon vullneti i Presidentit për të marrë pjesë në këtë Komision sepse nuk e njeh Komisionin. E konsideron procesdurë fiktive që po përdoret nga mazhoranca kundër Presidentit. Pra, sipas Presidenti sërish fajin e ka Kuvendi.
Kodi i Procedurës Penal i parashikon të gjitha mjetet për ta marrë me forcë, por unë nuk e konsideroj të nevojshme nëse s’ka vullnet për t’u paraqitur vetë”, tha Bushka.
VERITAS.COM.AL