Dëshmitari Suad Mustafa ka vazhduar t’i përgjigjet prokurorit në pyetjet rreth motiveve të mundshme që kanë shtyrë vëllain e tij, Ilirin, të shkojë në frontin e luftës në Siri.
Mustafa tha se “askush nga familja nuk ka pas dijeni se ai (Iliri) ka me shku në Siri edhe pse unë kam qenë i afërt me të”.
-A e keni kuptuar se pse ka shku në Siri?
-Jo si specifikacion, muhabete të ndryshme ka pasë, unë nuk jam profesionist me gjetë saktësisht se pse ka shku, qysh e thash ma parë, jeta, shoqëria në Kosovë.
-A është biseduar ndonjëherë se a është biseduar që ligjëratat e Shefqet Krasniqit kanë mundur të ndikojnë në vendimin e tij për të shkruar në Siri?
-Gjyshi ka pasë muhabete por edhe babai për kësi tema që forma e interpretimit të një ligjërimi, pavarësisht se nga cilido prijës fetar apo mësues forma e vrazhdëta nëse shfaqen kanë ndikuar.
-Ju a jeni praktikues i fesë?
-Jo i rregullt.
-Në vazhdën e kësaj përgjigje a mundesh me na shpjegu për çfarë forma të ligjërimit e ke fjalën?
-Kur ka pasë ndonjë emision të caktuar televiziv si një formë të egër të interpretimit të asaj ligjërate por më detaj nuk i di sepse nuk i kam përcjellë, por ato muhabete janë çelë se kanë ndiku te Iliri.
-Ligjëratat e Shefqetit (Krasniqit) qysh janë interpretu dhe qysh janë vlerësu për ato ligjërata?
-Unë konkretisht mendoj që ka pas pasë raste shumë të ashpra në ato ligjërata dhe unë për veti nuk i du sepse është qasje që nuk e di dhe mendoj se është vështirë me i përballu dikush.
-A e din përmbajtjen e atyre ligjëratave pasi po thoni se është vështirë me i përballu dikush?
-Nuk më kujtohen tash.
-Këtë interpretim a e keni në bazë të njohurive tuaja, apo e keni në bazë të anëtarëve të familjes?
-Po, në bazë të mendimit tim.
-A e keni dëgjuar ju ndonjëherë direkt?
-Komplet unë nuk kam dëgjuar ndonjë ligjëratë të tij. Unë nuk rri në shtëpi dhe nuk e dëgjoj televizionin.
-Pasi nuk keni shiku ligjërata të tilla, bindja e juaj e vrazhdësisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a është formësuar te ti?
Ma herët kur thash se gjyshi ma gjuajke dirigjuesin, unë e vetsha se çka ka a lajmi a parlamenti, ai thojke se nuk po fol bash mire filan hoxha, i egër pak.
-Për kë ish fjala?
-Po për Shefqetin (Krasniqin) dhe hoxhallarë të ndryshëm.
-A e ka specifiku gjyshi ndonjëherë emrin e hoxhallarëve të ndryshëm?
-Jo, s’e ka përmendur por ai i ka njohur më shumë se unë.
-Çka mendoni ju dhe familja juaj lidhur me ligjëratat e Shefqet Krasniqit dhe shkuarjen në Siri?
Unë personalisht mendoj që kanë ndiku prej të gjitha atyre problemeve që i përmenda por mendoj se kanë ndiku edhe pse s’jam far eksperti.
Aktualisht, në seancën gjyqësore ndaj ish imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, po dëshmon dëshmitari Suad Mustafa i cili do të merret fillimisht në pyetje nga prokurori Elez Blakaj.
Dëshmitari ka thënë se qëndron prapa deklaratave që i ka dhënë më herët në hetuesi dhe se deklaratat që i kanë dhënë janë bërë me vullnet të tij, pa i udhëzuar nga dikush tjetër.
Biseda zhvillohet rreth motiveve të mundshme që e kanë shtyrë vëllain e dëshmitarit, Ilir Mustafën, të shkojë në luftën e Sirisë.
Në vazhdim mund të lexoni një pjesë të pyetjeve të prokurorit Elez Blakaj dhe përgjigjet e dëshmitarit Suad Mustafa:
-Kush ka pasë raporte ma të mira në familjen tuaj me Ilirin?
-Unë e kam pas vëlla Ilirin dhe raportet si vëlla i kam pas raportet më të mira sepse unë isha vëllai i madh.
-A keni biseduar ndonjëherë me Ilirin lidhur me konfliktin në Siri?
-Jo.
-Iliri a e ka hapë ndonjëherë këtë temë?
-Jo.
-A mundesh me na tregu kur ka fillu Iliri me praktiku fenë?
-Në vitin 2002 ose 2003 dhe besimin fetar ka filluar të kultivojë në familje ndërsa në xhami ka filluar të shkojë diku rreth moshës 20 vjeçare dhe i ka vizitu xhamitë e lagjes. Në xhami të ndryshme varësisht nga lëvizjet që i ka pasë.
-A mund të na shpjegoni se a e ka vizitu xhaminë Mehmet Fatih (Xhaminë e Madhe) më Prishtinë?
-Me siguri e ka vizitu sepse është afër lagjes dhe banojmë në afërsi aty.
-A ka pasë komunikime me anëtarët tjerë të familjes për fenë?
-Po ka pasë me gjyshin e ndjerë kur kanë parë në televizion ndonjë temë të caktuar apo (si) temë e lirë.
-Me juve ka pasë biseda lidhur me fenë?
-Po ka pasë edhe me mua.
-A mundesh me na shpjegu natyrën e bisedave kur kanë komuniku për çështje të fesë?
-Ka pasë biseda të ndryshme varësisht nga ngjarjet.
-A është diskutu ndonjëhre mes Ilirit dhe gjyshit konflikti në Siri?
-Jo.
-A dëgjohen programet fetare në familjen tuaj apo mesazhet apo të ngjashme?
-Po, gjyshi e dëgjojke Kosovën e Lirë dhe këto kablloret me programe të ndryshme.
-A ka qenë pjesë e këtyre programeve Shefqet Krasniqi?
-Po.
-A keni degju ju personalisht ndonjë ligjeratë të tij?
-Po, ka pasë raste kur kam qëllu dhe e kam dëgju normal.
-Po Iliri a i ka dëgju këto ligjerata?
-Po 100 % i ka dëgju.
-Nëse ju si keni përcjelle si po e dini se Iliri i ka përcjelle 100 %?
-Po e them në kuptimin se ai e ka praktiku fenë e namazin.
-A keni vërejtë ndonjë ndryshim në sjelljen e Ilirit gjatë kësaj kohe?
-Jo s’kam vërejtë ndonjë ndryshim.
-Kur e keni kuptuar që Iliri ka shkuar në Siri?
-Ka qenë diku viti 2014 dhe normal janë kanë momente të pakuptueshme për neve si familje. Ka pasë reagime të ndryshme brenda familjes për shkak të mungesës së një anëtari.
-Çfarë reagimesh të ndryshme?
-Po mërzia, pikëllimi, normale…
-Kush ka qenë më i mërzitur në familje?
-Sikur e kam ndjerë unë e kanë ndjerë edhe anëtarët e familjes. Kuptohet që baba ka reaguar më së shumti.
-Cili ka qenë reagimi i gjyshit?
-Gjyshi ka qenë edhe haxhi dhe normal që frymën qysh e ka praktiku ai ka qenë dhe ai thojke se “ku i mbet rendi me shku ai atje?”
-Vetëm kaq ka qenë reagimi?
-Reagimi ka qenë i përditshëm por unë jam përpjekë që t’i shmangem këtij komunikimi sepse gjyshi ishte i sëmurë dhe kishim frikë për shëndetin e tij.
-A ka pasë komunikim mes gjyshit dhe Ilirit lidhur me praktikimin e fesë?
-Më kujtohet se gjyshi e përmendke pasi që ka shkuar Iliri në Siri që kur flisnim e përmendke qysh kanë bisedu për fe, qysh janë falur bashkë gjyshi me Ilirin dhe thoshte që nuk e kam pritur këtë prej Ilirit sepse nuk ka pasë ndonjë frymëzim me shku me i hypë aeroplanit dhe me shku në Siri.
-A ka pas ndonjë komunikim që gjyshi ka bisedu ma vonë lidhur me ndonjë mospajtim lidhur me praktikimin e fesë?
-Gjyshi i ka përmend kur hapej ndonjë temë për Ilirin.
-Çka konkretisht nëse të kujtohet?
-Ai tregonte që si pa pasur ndonjë papërgatitje shkollore, kah kjo gjaknxehtësi e tij kur kanë pasë debate për tema të ndryshme.
-A janë përmendë ligjërata e Shefqet Krasniqit në familjen tuaj pas shkuarjes së Ilirit më Siri?
-Janë përmendë të gjitha ligjëratat, të doktorit e të gjithëve, të tjerëve hoxhallarë në emisione të ndryshme.
-Për çfarë arsye janë përmendur, çka është biseduar për ato ligjërata?
-Kanë qenë komunikime që ndoshta s’janë pritë mirë ato ligjërata dhe ndoshta kemi mendu që mundem me qenë si shtysë.
-Për çka shtytje?
-Po ai ka qenë i ri, dhe mendoj edhe sot se duke e pa gjendjen, jetesën ku po jetojmë, gjendjen sociale e mendore njeriu mundet me u shty kahmos me shku.
-Çka mendon kur po thua probleme mendore e sociale?
-Mendoj se jemi duke u ballafaquar me u sëmurë në kry me zhvillimin e jetës në Kosovë dhe si i ri që ka qenë, ajo ka qenë rruga e tij që e ka zgjedh.
-Gjyshi a ka fol për këto ligjërata?
-Ai me formën e vet nuk i ka pëlqy shumë, ai ka pas ditë kur përpiqesha ta shmangë nga këto programe dhe ta shikojmë ndonjë program televiziv dhe ai ma gjuante dirigjuesin e televizionit me ndërru edhe pse mendoj se shpirti e ka tërheqë me i dëgju. (Kallxo.com)