Ina Nuka, efektivja 24-vjeçare që mbeti e lënduar pas përplasjeve me protestuesit dje para selisë së parlamentit, do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Pas përfundimit të të gjithë dokumentacioneve spitalore për të udhëtuar, Ina do të niset në orën 20.30 në një spital të Ankarasë.

Sipas mjekëve Ina ka arritur në gjendje stabël, por nëse kalojnë 48 orë dëmi është pariparueshëm, këmbëngulin mjekët.

Nga burimet spitalore, mësohet se një autoambulancë e specializuar do të transportojë efektiven drejt Rinasit.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregoi Nuka dje.

Protesta u organizua nga opozita, në përkrahje të banorëve të zonës informale të banimit ‘Astir’, të cilët nuk lejojnë lirimin e hapësirës

Veritas.com.al/