Kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës. Që në fillim ka pasur debate, ku Rama i ka bërë disa herë korrektime kryetare së komisionit Jorida Tabaku që të mos i bëjë pyetje në bazë të opinioneve të saj, por në bazë të fakteve dhe dokumenteve që ekzistojnë. Rama tha se është këtu për t’u përgjigjur me fakte dhe jo për të dëgjuar spekulimet e opozitës që i transferon debatet nga kuvendit dhe deklaratat televizive në një komision hetimor që duhet vetëm të bëjë pyetje pa opinione.
Kryeministri tha se qeveria ka dhënë mbështetje të plotë që të zbardhet e vërteta, por që nuk und të pranojë që ky komision të bëjë rolin e gjykatësi me spekulime. I pyetur për procedurat e pasakta lidhur me inceneratorët, Rama tha i prerë se “Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje”
Gjatë debatit në komision me tabaku, kryeministri Edi Rama u shpreh se është krenar për atë që është bërë në këto 8 vite me pastrimin e plehrave në vend, pasi më parë, shton Rama, qytetarët i rrisnin fëmijët mes mbeturinave.
“Këto projekte janë një nga krenaritë e mia si Kryeminisër dhe kjo nuk ka pikë dyshimi”, tha Rama.
(në perditesim…)