( Në foto: Lulzim Basha dhe Fatjon Mali qe shkaktoi incidentin kunder deputetes Hajdari)

Një incident i rëndë ka ndodhur sot paradite në Shkodër në një takim të deputetes Rudina Hajdari me qytetarë të Shkodrës. Një aktivist i Rinisë i PD ka hyrë në sallën e takimit dhe i është drejtuar deputetes Hajdari:

“Ju i shërbeni Edi Ramës dhe nuk njihni Azem Hajdarin”.

Gjimnazisti në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër ka replikuar me deputeten Rudina Hajdari.

Ai i ka ndërprerë fjalën deputetes duke e akuzuar si bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama dhe sipas tij, ka harruar vlerat e babait të saj.

Hajdari po merrte pjesë në një aktivitet për  Ditën Europiane të Gjuhëve të Huaja.

Aktivisti i PD është konfirmuar si Fatjon Mani. Ai ka hyrë në sallën e takimit duke u paraqitur si ‘gazetar’. Mësohet se i riu Mani është mes zjarrvënësve të shkollës ‘Shejnaze Juka’ me rasin e zgjedhjeve lokale në Shkodër dhe është i proceduar penalisht.

Akte të tilla kanë janë kryer shpesh herë nga aktivistët e PD kundër themeluesve të PD dhe zërave ndryshe brenda kësaj partie, të shpallur ‘armiq’ nga lidershipi i PD në vite. Më së shumti viktimë e kësaj lloj etheje brenda Pd ka qenë vetë Azem Hajdari, udhëheqës i Lëvizjes së Dhjetorit 1990, nga ku u krijua PD.

Veritas.com.al/