Për të protestuar kundër mungesës së marrjes së fondeve shtetërore nga ana e rajonit te tij,deputeti indian Naramalli Sivaprasad bëri dje hyrjen e tij në parlament veshur si lideri nazist Adolf Hitler.
Duhet të ketë qenë e madhe,habiija e pjesmaresve brenda parlamentit Indian kur ditën e djeshme ata panë përpara syve asgje me pak se Adolf Hitlerin.
Natyrisht jo ai personalisht, por deputeti më pak kërcënues, Naramalli Sivaprasad, anëtar i partisë rajonale Telugu Dasem, i cili hyri në Lok Sabha – dhoma e ulët e parlamentit – veshur si udhëheqësi i njohur nazist, i kompletuar me mustaqe dhe suvanezë në krah, në një veprim disi te dukshem personal proteste. Në fakt, politikani protestonte kundër refuzimit të qeverisë qendrore për të dhënë forma të veçanta të autonomisë në shtetin federal nga i cili vjen, atë të Andhra Pradesh, një status autonomie që do t’i garantojë rajonit fonde më të mëdha shtetërore për zhvillim.
Një çështje që tamam në fillim të këtij viti,coi partinë ne te cilen ben pjese Sivaprasad për të prishur aleancën qeveritare me Partinë Popullore Indiane të Kryeministrit Narendra Modi.Vete Modi duket se nuk është aspak teper i maskuar krahasuar me Führerin, sidomos kur gazetarët i kërkuan Sivaprasadit arsyen e ketij maskimi te tij: “Kam një arsye për gjithçka që bëj , Hitleri kurrë nuk donte të keshillohej nga askush dhe nuk ka punuar ndonjëherë për mirëqenien e njerëzve “, – duke shtuar-” Presidenti Modi fitoi zgjedhjet e vitit 2014 mes pritshmerive dhe shpresave të medha, por qeveria e tij nuk ishte ne lartesine e ketyre pritshmërive”.
Nuk është hera e parë që politikani indian histrionik, duke përfituar nga karriera e tij e mëparshme si aktor kinematografie vendos të maskohet për të inskenuar protestat e tij personale civile. Në vitet e fundit kane qenë së paku nja pesëmbëdhjetë herë që deputeti i është paraqitur autoriteteve duke interpretuar personazhet më të ndryshëm, nga hyjnia hindu tek guruja popullor shpirtëror Sai Baba, deri në marsin e kaluar kur shprehu mospajtimin e tij veshur si grua. Gazetarëve te BBC-së të cilët i kerkonin psene e ketij lloji te veçantë te veprimeve të protestës, ai ju përgjigj: “Jam një artist dhe një artist mund të përdorë metoda proteste nga më kreativet “.
Veritas.com.al