Revista e shqiptarëve të Amerikës, ‘Shqipëria ime’ shkruan se “një personalitet kosovar mund të drejtojë diplomacinë shqiptare” gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës. Sipas burimeve pranë kryeministrit, në mendjen e tij janë katër kandidatë për të qenë në krye të diplomacisë tonë- shkruan revista SHI.

I pari është Baton Haxhiu, gazetar dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, mik i afërt i Edi Ramës. Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara është një tjetër alternativë që po mendohet seriozisht nga Edi Rama.

Në listë është edhe Veton Surroi, gazetar, publicist dhe ish deputet kosovar, ndërsa alternativë e mirë për diplomacinë shqiptare mund të jetë edhe Mimoza Kusari, për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë.

Ajo ka mbajtur postin e zëvendëskryeministres së Kosovës, ndërsa prej vitit 2013 atë të Kryetares së Komunës Gjakovë.

Në qeverinë “Rama 2”, Ditmir Bushati shihet i përshtatshëm për të drejtuar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ose për të qenë në krye të drejtësisë gjatë këtij mandati kyç për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi.

/Veritas.com.al/