
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot, më 10 shtator, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje ku u diskutua për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit. Kreu i qeverisë tha para të ftuarve se vendi ynë ka dy aleatë shumë të mirë që i kanë ardhur me kohën.
“Këto janë dy aleatët tonë shumë të mirë që na ka dhënë koha: Pjesa e transferimit të njohurisë për pjesën e integrimit në BE dhe teknologjia”, tha Rama.
Sipas Ramës, procesi i integrimit është bekim nga ana teknike pasi transferohen njohuritë mbi ndërtimin e institucioneve.
“Kur nuk ke institucione është një bekim. Prandaj si Shqipëria ka për të ndërtuar institucione nëse nuk e bën nëpërmjet këtij kanali dhe nëpërmjet këtij procesi neurologjik, nëpërmjet këtyre pragjeve, kritereve, standardeve dhe të gjithë gjërave të cilat duken të çmendura? Dhe në fakt janë të çmendura. Por në fund është një kurbë mësimi”, tha Rama.
Sa i përket teknologjisë, ai tha se Shqipërinë e ka ndihmuar që të bëjë hapa të pamundura. Si shembull mori e-Albania-n që u ka dhënë qytetarëve milionë shërbime, apo edhe modeli i cili po përdoret për negociatat.
“Do ishte e pamundur pa teknologjinë”, tha ai.
Komente