BRUKSEL- Kryeministrit Edi Rama, ishte i pranishëm në seancën plenare të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke.

Ai vlerësoi atë duke e përshkruar si një “makineri që krijoi konsensus” në Bashkimin Evropian.

Kryeministri u shpreh se Ropke nguli këmbë dhe mbroi idenë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri në dukje dhe progresin që ka bërë vendi ynë në hajen e grupkapitujve negociues me familjen europiane.

” BE nuk është vetëm tregu i përbashkët, por është një bashkësi njerëzish, ku ekonomia duhet të vallëzojë krah për krah me të drejtat sociale. Ju këmbëngulët fortë, që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Kemi hapur katër kapituj të tjerë, për pos 24 të tjerëve, që janë hapur më parë.

Në këtë komitet hartohen politika e dialogu mbi atë se çfarë duan qytetarët e zakonshëm. Në drejtimin e Oliver, ka qenë një makineri që ka ndërtuar konsensus. Evropa shkëlqen kur politikat e saj bashkëshkruhen nga qytetarë e saj, dhe jo kur shkruhen nga lart.”, tha ai./abcnews.al