
TIRANË– Kryeministri i vendit Edi Rama, duke folur në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” tha se aplikimi i saj ka prodhuar përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset.
Ai theksoi se Shqipëria po aplikon inteligjencën artificiale për negociatat me Bashkimin Evropian.
“AKSHI ka marrë dhe flamurin e AI, fati e deshi, që një ndër krijuesit e Open dhe Chat GBT të ishte një shqiptare, Mira Murati, me të cilin jemi lidhur që javën e parë kur doli Chat GPT dhe sot falë bashkëpunimin me Mirën dhe Chat GBT sot negociatat Shqipëria i bën me inteligjencë artificiale. Ne do ta mbyllim procesin brenda afatit që kemi dakordësuar me Komisionin Evropain, në vitin 2027”, tha ai.
Ai theksoi se shërbimin e inteligjencës artificiale po aplikohet edhe te Ministria e Drejtësisë, për të pastruar të gjithë legjislacionin nga mbivendosjet e mundshme.
“Kemi futur inteligjencën artificiale në Ministrinë e Drejtësisë si një nga ata detektorët që shikojnë nëntokën, për t’u futur në të gjitha shtresat e nëntokës në legjislacionin shqiptar. Në dy vite e ardhshme do kemi një pastrim, që nuk e ka bërë asnjë vend nga këto mesdhetarët, sepse vendet e tjera evropiane kanë më pak ligje dhe më shumë rregulla”, theksoi Rama.
Më tej, kryeministri pohoi se AI do të aplikohet edhe te prokurimet publike, duke shtuar se roli i njeriut në këtë proces do jetë vetëm ai i mbikëqyrësit.
“Modeli për prokurimet publike, sot fakti është se bazuar në raportin e SIMGA, që është instrumenti i BE për të monitoruar një sërë aspektesh të qeverisë, ne jemi lider në rajon sa i takon prokurimeve publike. Duam që të zhvillojmë prokurime me AI, ku pjesëmarrja e njeriut të zvogëlohet deri në rolin e mbikëqyrjes.”, tha ai
Komente