Valdrin Pjetri duket se po shkon drejt rrugës së përballjes me drejtësinë shqiptare. ‘’Gazeta Shqip’’ zbulon nga burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme se organi i akuzës i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore të japë shenjat e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit.

Kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit akuzohet nga Partia Demokratike se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin me 18 muaj burg në Itali në vitin 2003 për trafikim të lëndëve narkotike.

Valdrin Pjetri që fitori zgjedhjet për kryetar Bashkie në Shkodër është kallëzuar nga PD se ishte burgosur në Itali, por nuk e ka pasqyruatr në formularin e dekriminalizimit. Pjetri e ka mohuar akuzën. PD i ka dërguar dokumentet e veta në Prokurori.

Kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se nëse Pjetri është i dënuar me burgim dhe nuk e ka pasqyruar, atëherë ‘’Partia Socialiste dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara.’’

VERITAS.COM.AL/