Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron iu bëri thirrje bizneseve që të investojnë në Shqipëri. Ai shprehu bindjen se në dy vitet që vijnë, vendi do të jetë pjesë e BE-së dhe kjo sipas tij është e rëndësishme jo vetëm për rajonin për të krijuar stabilitet, raporton A2 CNN.

“Është mirë t’ju kesh në Europë! Ky është një vend stabël dhe i besueshëm. Mos i nënvlerësoni fuqitë. Këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, pikë kyçe në Mesdhe dhe Evropë, ndaj iu inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse keni udhëheqje të fortë. Nuk flas vetëm se është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë duke qenë se ka mandat të qartë, do të jenë pjesë e BE. Të jeni të sigurt që ne si Evropë do të japim rezultate. Tani që kemi linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë maksimumin që të realizojmë agjendën që folën, ju lutem investoni në Evropë, besojini Evropës sepse kemi nevojë për besimin e investimet tuaja që të realizojmë agjendën kaq ambicioze se është e duhura jo. Të punojmë së bashku për ekonominë, për emigracionin, për tregtinë. Nëse integrohemi në vende shumë të qëndrueshme, ndihmojmë stabilitetin dhe BE-në. Unë jam avokat që të mbyllim këtë anëtarësim në BE. Prandaj KPE është kaq e rëndësishme.Kemi bashkuar me Shqipërinë dhe shkollën 42, që është një element shumë i mirë”, u shpreh Macron.

Gjatë fjalës së tij kreu i Elizesë shprehu sërish mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, shkruan A2 CNN, përtej Bashkimit Evropian është një Evropë më e madhe, që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina.

“Besoj fort se përtej BE, kemi një Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina. Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare. Le t’i integrojmë edhe më mirë këto vende, le të punojmë së bashku për ekonominë, emigracionin, mbrojtjen, tregtinë. Nëse ne e bëjmë këtë, integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027. Kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të 700 milion banorëve për ta bërë këtë vend, këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë. Është një mundësi unike”, tha Macron.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *