David Vujanovic, AFP

Rojet Revolucionare thanë se kishin kapur një cisternë me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit për thyerjen e rregullave ndërkombëtare detare. (Foto AFP / Atta KENARE)

Teheran (AFP) – Irani hapi një hetim të shtunën për një cisternë me flamur Britanik, që pretendon se u konfliktua me një anije peshkimi në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet rriten në vijen e ujrave strategjike.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike thanë se kapën të premten Stena Impero për thyerjen e “rregullave ndërkombëtare detare” në ngushticë, një ceshtje për mbytje per rreth një të tretën e naftës boterore në det.

Britania tha se Irani kishte kapur dy anije në Gji,dhe Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt paralajmëroi për “pasoja serioze” nëse çështja nuk zgjidhet shpejt.

Pronari britanik i cisternes së dytë,me flamur Liberian Mesdar, tha se anija kishte përkohësisht ne bord personel te armatosur, por ishte e lirë të largohej dhe se i gjithë ekuipazhi ishte “i sigurt dhe mirë”.

Incidentet erdhën disa orë pasi një gjykatë në Gjibraltar tha se do të zgjasë deri në 30 ditë ndalimin e një cisterne iraniane të konfiskuar dy javë më parë në një operacion të ndihmuar nga Marina Mbreterore Britanike me akuzat për shkelje të sanksioneve të BE kundër Sirisë.

Rojet gjithashtu thanë të enjten se kishin kapur një tjetër “cisternë të huaj” dhe ekuipazhin prej 12 vetësh të saj më parë me dyshimin e kontrabandës së karburantit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Tensionet në Gji janë rritur në javët e fundit, me presidentin amerikan Donald Trump duke bere thirrje per sulme ajrore kundër Iranit në minutën e fundit në qershor, pasi republika Islamike rrëzoi një dron amerikan dhe fajësoi Iranin për një seri sulmesh mbi cisternat.

Stena Impero ishte nisur për në Arabinë Saudite të premten, kur u konfliktua me një anije peshkimi, sipas autoriteteve në portin jugor iranian të Bandar Abbas,ne te cilin tanimë është ankoruar cisterna.

Anija “u përplas me një anije peshkimi në rrugën e saj dhe, sipas ligjit, pas një aksidenti është e nevojshme që shkaku i aksidentit të hetohet”, tha Allah-Morad Afifipoor, drejtori i përgjithshëm i portit të provincës Hormozgan dhe autoritetit detar.

Veritas.com.al/