Ministri i Inteligjencies i Iranit tha se “disa spiunë” janë arrestuar si pjesë e masave energjike mbi spiunazhin. Media tha se po aludohet edhe për një agjent iranian me dy kombësi, që ndodhet në qeverinë e Izraelit.
Ministri i Inteligjencies, Mahmoud Alavi nuk solli detaje mbi atë që tha “disa spiunë” janë arrestuar, as mbi periudhën kur janë arrestuara ata, gjatë intervistës televizive pasditen e të Martës.
Ai tha se Irani ka ‘mbjellë’ agjentë “në kabinetin e vendit që ka shërbim shumë të fortë inteligjencie”, duke aluduar për Izraelin.
Veritas.com.al/