Nga: Edi Rama

Nisën me varka mono për të mbrojtur detin në mes të diellit duke i lënë lopatës sa majtas djathtas dhe dalin në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin. Kë det po mbroni? Keni konstatuar gjë që ka ndonjë zbythje deti drejt Greqisë? Mos ka dalë ndonjë tokë atje? Deti aty është.

E dyta, nuk është dot as deti, as toka dhe as ajri një materie që mund të ndahet sikur i ndante tenderat LSI kur kishte Autoritetin Rrugor Shqiptar. Kur ndahet deti bëhet me persona të autorizuar dhe jo me muhabet varkash. Personat paraqesin konkluzionet dhe i çojnë tek autoritetet. Nëse qeveria e firmos, ka një autoritet që është zoti President i Republikës, i cili nuk e di pse është futur, pasi ai e di se vendos ai.

Më e bukura është se ata që e lëshuan detin sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha. Monika në atë kohë nuk kishte lopata dhe nuk e pyeste njeri, bënë marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë e bënë me firmë dhe vula zyrtare. E bënë me firmë dhe me vula. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë në portretin e Lulzim Bashës që kam parë unë. Zakonisht e ka buzëqeshjen kilometrike, ajo është buzëqeshje me milje. Po ta shikonim nga mbrapa, buza e qeshur do shkonte edhe nga mbrapa, por nuk kam prova për këtë.

Ka dalë Ilir Meta dhe e ka mbrojtur me gjithë peshën e tij në qeveri dhe fizike, ishte dyfish në atë kohë. Nuk kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese thashetheme. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kjo, edhe në Kosovë që një kryetar shteti thotë një fjali dhe këtu plas peshku. Ne kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese një marrëveshje të firmosur dhe nuk e bëmë pazar peshku dhe vendosi 9 me 0 dhe e quajti marrëveshje që cenon interesat kombëtare. Këta janë fajtor për cenim të interesave kombëtare.

Që ta mbyllim këtë temë dua t’ju lutem mos u bëni qesharakë se na bëni qesharakë të gjithëve. Detin dilni mbroheni aty ku ka peshq që votojnë për ju. Dilni kapini dhe futini në rrjet dhe shpëtoni detin imagjinar. Sa për detin e Shqipërisë për tu shtrirë 12 milje, Greqia në ujërat e veta territoriale nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. ta dini edhe ju nuk ka mundësi fizike s’ka hapësirë fizike aty ku gjendet hapësira ndarëse mes Shqipërisë dhe Greqisë për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve. Është një e drejtë që buron nga Konventa kombëtare e … Aty ku mundësia nuk ekziston shtetet negociojnë. Çfarë po negociojmë ne kur është kaq e thjeshtë. Nuk jemi në negociata qysh prej ndryshimit të qeverive në Greqi.

dhe ju them të gjithë atyre që të mos na besojnë mos na votojnë ne, mos u bëni qesharak me veten tuaj dhe para fëmijëve tuaj duke mbrojtur detin nga asgjëja sepse përderisa jemi ne ata që e rrëzuam atë marrëveshje s’mund të jemi ata që e bëjmë këtë marrëveshje. Nuk është një kamion me 12 litra deti dhe ka lëvizur pa e marr vesh ju. Nuk shkon dot deti me kamion nga doganat. Ç’është kjo hata e madhe në vitin 2020. Ku i gjeni këto e çoroditët këtë pjesë të popullit që ju beson verbërisht. Deti është aty nuk ka kush e merr, sa të jem unë në këtë detyrë do bëjmë më të mirën, patjetër që kemi bërë gabime do bëjmë dhe gabime po cenime të drejtave kombëtare s’do ketë.

________

Fjala e mbajtur sot në Kuvend

VERITAS.COM.AL