Kryeministri, Edi Rama edhe gjatë ditës përmes postimeve në rrjete sociale ka bërë ironi me rivalet e tij në politikë.
Këtë herë Rama teksa tallet me deklaratat e paraardhësit të tij, Sali Berisha, i cili nga nga foltorja e Kuvendit bëri thirrje për armatosjen e shqiptarëve.
Edi Rama ndan një video të një pule të armatosur.
Krahas zërit të Berishës, Rama përfshi në videoj deputetin demokrat, Dashamir Shehi.
Shehi në video hedh poshtë fjalët e liderit historit të partisë së tij, ndërsa shprehet se edhe kur ka qenë koha, shqiptarët nuk i kanë të marrë armët.
Lyriks në video:
Berisha: Bëhuni gati në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do ushtojnë, o djem rrëmbeni armët ja vdekje ja liri!
Dashamir Shehi: Po tashi, jemi disa këtu që ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm.
Veritas.com.al/