(FOTO: Obelsiku i Demokracisë, Kavajë, që është zëvendësuar me nje obelisk tjetër)/

Isa Sakja është kryebashkiaku i ri i Kavajës, i cili fitoi me një diferencë të ngushtë votash me kandidatin e PS, Dorjan Murataj. Pas fitores, ai dhe rivali i tij, treguan një moment qytetarie, duke përqafuar njëri- tjetrin. “Dori u tregua civil, më uroi për fitoren, e përqafova si kavajas. Kështu jemi ne, s’kemi kohë të urrejmë njëri-­tjetrin. Ne jemi qytet me lidhje sociale të forta njëri me tjetrin. Ne mund të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, thotë Sakja.

Sakja thotë se do të mbajë premtimet e fushatës. Një prej tyre është edhe rikthimi i “Obeliskut të demokracisë. Ashtu siç Elvis Rroshi hoqi “Obeliskun e demokracisë” nga qendra e qytetit, edhe ai do ta heqë “Obeliskun kuq e zi”.

“Ai simbol nuk kishte të bënte vetëm me Kavajën, ishte lëvizje mbarëkombëtare që diktatura antikomuniste të merrte fund. Unë kam dhënë fjalën në fushatë dhe do ta mbaj. Unë aty do të hap një konkurs mbarë kombëtar për arkitektë skulptorë piktorë dhe aty do jetë një simbol që përfaqëson atë lëvizje”, thotë Isakja për TCH.

Veritas.com.al/