Menjëherë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku PS mori të gjitha bashkitë në vend, kryeministri Edi Rama, pat premtuar se asnjë i punësuar nuk do të largohet nga puna për shkak të bindjeve politike.

Këtë premtim, Rama e ka risjellë përsëri, duke pohuar se nuk do të ketë largime nga puna, veç disa që nuk do të duan të punojnë.

“Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve👍

E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka🤝”-shkruan Rama./

VERITAS.COM.AL/