Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, vetëm pas 4 muajsh në atë detyrë. 

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë u emërua në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës më 24 qershor të këtij viti. 

Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli. 

Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë. 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *