( Najib Razak dhe gruaja e tij,  Rosmah Mansor kishin planifikuar të shkonin për pushime jashtë vendit ditën e shtune)/

Ish kryeministri Malajzian është ndaluar të largohet nga vendi, sipas zyrës së Emigracionit.

Ndalimi erdhi pasi zoti Najib tha se ai dhe gruaja e tij po planifikonin të shkonin jashtë vendit për pushime ditën e shtune.

Në fillim të javës, partia e zotit Najib, dhe koalicioni Barizan që qeverisi vendin për një kohë të gjatë, pësuan një humbje shokuese në zgjedhje.

Zoti Najib është akuzuar për keqpërdorimin e 700 milionë dollarë (£517m) nga fondi i investimeve shtetërore në vitin 2015, por autoritetet e kishin përjashtuar nga hetimet.

Megjithatë, kryeministri i ri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, i cili është 92 vjeç dhe lideri më i moshuar i botës, kur u betua ditën e Enjte, tha se zoti Najib do të ballafaqohet me një hetim të ri, nëse provat do të jenë në favor të hetimit.

Zoti Mahathir ka thënë se hetimet do të nisin ndaj korrupsionit, duke përfshirë edhe këtë rast të përzierjen në fondet shtetërore të investimeve.

Veritas.com.al/