
(FOTO: Zoti meminaj i Vloës dhe Ilir Meta)/
Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Vlorë Moisi Meminaj i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Këtë fakt e konfirmon ai vet, madje duke publikuar edhe një foto në Facebook me Ilir Metën, të cilën e shoqëron me diçiturën “me Presidentin”.
Në një prononcim për Top-Channel, Moisi Meminaj ka thënë se ishte vendim i vështirë, por pasi u hoq si kryetar i PD në Vlorë një vit më parë, u detyrua të anëtarësohet tek LSI dhe ka marrë mbështetjen e Ilir Metës.