Mediat po merren me deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhafa, para dy ditësh në Televizionin Top Channel, ku zbuloi disa ‘të pathëna’ deri tani. A deklaroi, psh., se ministri i mëparshëm Tahiri ‘bëri gabime për shkak se ishte i ri në detyrë’, etj.

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka replikuar sot rreth deklaratës së zotit Xhafaj, duke i thënë se ‘droga nuk ishte mbjellë nga gabimi’ i ministrit, por nga vullneti i kryeministrit dhe qeverisë.

Në një status në Twitter, Manjani shkruan se hashashi nuk është mbjellë nga gabimi i ish-ministrit Tahiri, por është lejuar nga vet Kryeministri Rama.

“Hashashi na qenka mbjellë nga gabimi i ish-ministrit! Kulmi!…  Jo mor jo, është mbjellë si “politikë” e Kryeministrit! Mësoje nëse nuk e di!”, shkruan Ylli Manjani.

/Veritas.com.al/