Kanë filluar kontrollet e shtëpisë për Saimir Tahirin. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mbërritur sot në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për të bërë kontrollin e paracaktuar në procesdurën e verifikimit të akuzave të ngritura ndaj tij.

Një ditë pas vendimit të Kuvendit, katër oficerët janë ngjitur në banesën e Tahirit i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Gazetarët e pranishëm kaun vënë re se pas pak Tahiri ka dlë në ballkonin e shtëpisë, nervoz dhe i paqëndruehsëm, dhe i ka lënë oficerët të kontrollojnë në prani të avokatit.

Ish-ministri i Brendshëm dyshohet se ka lidhje më një bandë kriminale të trafikut të drogës, pasi emri i tij u përmenden në përgjimet që prokuroria italiane e Katanias u kishte bërë këtyre trafikantëve.

Mazhoranca e ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit, por ka lejuar vetëm kontrollin e banesës, pasurisë dhe mos daljen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Veritas.com.al/