(FOTO: Arkiv)/
“Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme për të përballuar një situatë që edhe mund të bëhet katastrofale!
Të dashur miq, Shqipëria në tërësi, që nga dje mbasdite ndodhet nën një mot dhe përmbytje brutale tejet kërcënuese për jetët e njerëzve dhe pasuritë e tyre. Deri tani nuk ka pasur viktima, por dëme të mëdha materiale, dhe ndihma ndaj popullatës së kërcënuar është minimale.
Të dhënat sinoptike për orët që vijnë nuk janë premtuese. Në këto kushte është e domosdoshme shpallja menjëherë e gjendjes së jashtëzakonshme në shkallë vendi dhe mobilizimi i të gjitha potencialeve në ndihme të zonave dhe komuniteteve më në rrezik.
Gjendja e jashtëzakonshme ka ligjin, i cili përcakton qartë detyrimet e shtetit në situata të tilla ndaj zonave të prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr këtë vendim vetëm e vetëm për të shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetareve.
Mos shpallja e gjendjes së emergjencës, është një akt i papërgjegjshëm antikushtetues i Norieges!
Ftoj Presidentin e Republikës, që në një situatë të tillë papërgjegjshmërie të kreut të ekzekutivit të konsideroje edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare’ shkruan Sali Berisha, ish president dhe ish- kryeministër i republikës.
Veritas.com.al/.