Ish presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee ka vdekur 21 ditë pasi u konfirmua që ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin e ri.

84-vjeçari ishte në spital për të hequr një mpiksje në tru kur u zbulua se ai gjithashtu kishte Covid-19.

Para se të shërbente si president midis 2012 dhe 2017, zoti Mukherjee mbajti disa portofole të rëndësishëm gjatë karrierës së tij politike 51-vjeçare.

Këto përfshinin ministritë e financave, të jashtme dhe të mbrojtjes.

Djali i tij, Abhijit, konfirmoi lajmin në një cicërimë.

Kryeministri Indian Narendra Modi vlerësoi kontributin e Z. Mukherjee në vend, duke thënë se ish-presidenti kishte “lënë një shenjë të pashlyeshme në trajektoren e zhvillimit të kombit tonë”.

“Një studiues ‘par ekselancë’, një burrë shteti i lartë, ai ishte admiruar në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha pjesët e shoqërisë,” shkroi Z. Modi në Twitter.

Presidenti aktual, Ram Nath Kovind, e quajti Mukherjee “një kolos në jetën publike” që i shërbeu Indisë “me shpirtin e një të urti”.

VERITAS.COM.AL