Gazetari Andon Kello raporton nga selia blu se një emër surprizë që ka mbërritur në afatin e fundit të regjistrimit në Primaret e PD.

Ai theksoi se ky kandidat është surprizë, sepse ka marrë emër, pasi ka shpëtuar një atentati në 2019, ndërsa në makinë udhëtonte me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Shijakut, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.

Edhe fill pas asaj ngjarje prokurori Ndoja ka hasur akuza, duke u cilësuar si prokuror KÇK. Menjëherë ai u shkarkua nga vetingu për pastërti të figurës dhe faktoi se ky prokuror kishte lidhje me personazhe të botës të krimit.

Sipas gazetarit, selia blu ka një instrument brenda saj i cili merret me procesin e Primareve dhe sipas KOKE, prandaj Ndoja është i pastër për të kandiduar. Ai nuk ka qene i dënuar dhe ka kaluar dhe dy filtra për të qenë në proceset e Primareve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *