Kathleen Kane,  ish Prokurore e Përgjithshme në Pensylvania po dënohet sot, e Hënë, për nxjerrjen e informacionit sekret, gjë që i ka vënë në pozita të vështira rivalët e saj që e çuan çështjen në hetim.

Kane, 50vjeç gruaja e parë dhe Demokrate e parë e zgjedhur si Prokurore e Përgjithshme , mund të përballet sot me dënim maksimal nga 12 deri në 24 vjet burgim, nëse  gjykatësi

Judge wendy Demchick-Alloy do të ketë mirësinë që të aplikojë mundësinë e një dënimi të shkurtuar.

Ishs Prokurorja ka kërkuar mundësinë e një dënimi me arrest shtëpie. Arsyetim i kërkesës së saj bazohet mbi faktin se ka dy fëmijë në moshën e adoleshencës; ish burri i saj nuk përgjigjet për kujdesin ndaj tyre.

Për këtë i kanë shkruar një letër Gjykatës 29 miq të Kane, të afërm dhe ish- kolegë që kanë folur në emër të saj.

“Jetoj në një frikë totale nga efekti që më shkakton ndarja e mundshme e fëmijëve nga Kathleen”, shkruan Ellen Gordon, nënë e zonjës Kane, ne pesë faqe letër të shkruar me dorë duke përshkruar edhe impaktin që skandali kishte në publik.

“Ai është i pashpirt”, shkruan Gordon për djalin madh të Kathleen, ai papritur hoqi dorë nga futbolli kësaj vere. Djali i dytë- shkruan ajo- shijon leximet së bashku me të ëmën.

Me të njëjtën peshë shkruan avokati  Marc Steinberg i cili thotë se Kane është e para grua dhe e para demokrate që zgjidhet Prokurore e përgjithshme; por që tani po përballet me një dënim maksimal deri 24 vjet burgim. Do të doja që të merret një dënim simbolik, me ndëshkim të shkurtër ose arrest shtëpie, me qëllim që të ketë mundësi të kujdeset për dy fëmijët.

Gjyqtari Wendy Demchick-Alloy nuk ka lidhje nuk merr porosi ose direktiva për ndëshkimin.

/Veritas.com.al/