15 Prill (UPI) – Ish-kandidatja Demokrate dhe senatorja e Massachusetts, Elizabeth Warren të mërkurën miratoi ish Zëvendës Presidentin Joe Biden si kandidatin për president të partisë.

Warren, e cila i dha fund fushatës së saj muajin e kaluar, mbështeti ish rivalen e saj duke lavdëruar rekordin e tij të shërbimit publik dhe përvojës si menaxher i krizave.

“Eshtë më e rëndësishme se kurrë që presidenti tjetër të rikthejë besimin e Amerikanëve në qeverinë e mirë dhe efektive – dhe unë kam parë Joe Biden të ndihmojë kombin tonë të rindërtohet,” shkroi ajo.

“Sot, unë jam krenare të miratoj [Biden] si President i Shteteve të Bashkuara.”

Ajo gjithashtu tha se Biden e di se një qeveri e drejtuar me “integritet, kompetencë dhe zemër” do të shpëtojë jetë dhe jetesa.

“Empatia ka rëndësi, dhe në këtë moment krize, është më e rëndësishme se kurrë që presidenti tjetër të rikthejë besimin e Amerikanëve në qeverinë e mirë dhe efektive,” tha Warren në një video që shoqëronte tweetimin e saj.

Pasi konsiderohet një pretendente kryesore për nominimin presidencial për Demokratet në vitin 2020, Warren është një ligjvënëse progresive e njohur për nxjerrjen e politikave të detajuara duke marrë pozicione të vendosura mbi një varg temash nga kujdesi shëndetësor deri në reformën mbi falimentimin.

Me miratimin e saj, Warren pasoi miratimin e Senatorit te Vermontit Bernie Sanders të hënën dhe të martën ish-presidentit Barack Obama.

Warren u largua nga gara pas “Super Tuesday” në 3 Mars, në të cilën ajo nuk arriti të mbajë ndonjë nga primaret e shtetit. Ajo është përmendur si një shoqeruese e mundshme e gares si nënkryetare e Bidenit. Ish senatori i Delaware tashmë ka thënë se një grua do t’i bashkohet atij në biletën Demokratike.

VERITAS.COM.AL