(FOTO: James Clapper- ish shefi i Inteligjencies Amerikane)/

Drejtori i Inteligjencies Amerikane në p;eriudhën e zgjedhjeve në Amerikë ka mohuar se kishte ndonjë regjistrim të bisedave të Trump gjatë fushatës së tij presidenciale.

James Clapper gjithashtu tha për NBC se ai e dinte se nuk kishte vendim gjykate që të lejonte monitorimin në ‘Trump Tower’ në New York- për të cilën po akuzohet administrata Obama dhe që po flitet për një “Watergate” të dytë.

Administrata e zotit Trump ka akuzuar ish- presidentin Obama se ka urdhëruar përgjimin dhe regjistrimin e bisedave të Trump gjatë zgjedhjeve.

Zoti Trump tha se akuza mbi interferencën Ruse në zgjedhje mund të jetë një akuzë për abuzimin e pushtetit ekzekutiv.

/Veritas.com.al/