Dy ish deputetët e PS-së Marko Bello, Gazmir Bizhga dhe ish kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika që sot braktisin përfundimisht partinë Socialiste të Edi Ramës.
Deputeti dhe biznesmeni i fuqishëm Agron Duka, i cili është zgjedhur edhe në krye të Partisë Agrare, duket se ka një projekt serioz dhe ambicioz për fuqizimin e kësaj force. Afrimi i shpejtë i zgjedhjeve duket se ka bërë që Duka të bashkojmë me partinë e tij figura të spikatura nga të gjitha krahët djathtas dhe majtas spektrit politik.
Programi dhe pozicionimi i kësaj force politike në qendër ju krijon komoditetin përfaqësuesve të pakënaqur të çdo force që të bashkohen me Dukën, pa komplekse dhe vrarje ndërgjegje.
Kështu po ndodh edhe me disa figura të rëndësishme tradicionale të Partisë Socialiste, të cilat duket nuk e gjejnë më veten në atë lloj Partie Socialiste . Sipas burimeve Partisë Agrare do ti bashkohen zyrtarisht dy ish-deputet të Partisë Socialiste.