Është ndarë nga jeta sot, gazetarja e njohur nga Korҫa Irena Vreto.

Gazetarja vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh të cilën nuk mundi ta mposhte.

Albana Çakshiri, kolege e Irenës, ka shkruar:

“Te nderuar miq dhe dashamires, Sot ka nderruar jete shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto. Semundja e rende per 4 vite te gjata dhe te tmerrshme triumfoi, megjithe luften e forte te Irenes. Nuk doja te shkruaja nje lajm te tille, per nje zonje qe miresine e kishte lajtmotivin e jetes se saj. Per nje intelektuale dhe artiste te rralle si ajo. Natyrisht dua te jem mirenjohese per njerezit qe e ndihmuan Irenen ne keto vite te veshtira. Le ta percjellim se bashku Irenen tone!”,- shkruan gazetarja Albana Ҫakshiri.