BUDAPEST (Reuters) – Ish strategisti politik i presidentit te SHBA, Donald Trump, Steve Bannon, planifikon të punojë me kryeministrin hungarez Viktor Orban në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian vitin e ardhshëm, tha Bannon për transmetuesin privat RTL në një intervistë.
Bannon, një ish-shef i website-t të krahut të djathtë Breitbart.com dhe një arkitekt i fitores së zgjedhjeve të vitit 2016 të Trump, ka ngritur një lëvizje për të zgjedhur anëtarë populiste dhe nacionalistë të krahut te djathtë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj.
Bannon, i cili mbajti një ligjëratë publike në Budapest majin e kaluar, tha se ai e kishte vizituar disa herë Budapestin dhe kishte takuar Orbanin dhe ndihmësit e tij, takime të cilat nuk janë bërë publike.
Një zëdhënës i qeverisë nuk ka mundur të komentoje menjëherë.
Orban ka mirëpritur idenë e grupit Bannon, i quajtur Movement (Lëvizja), duke thënë se ishte koha që dikush nga Shtetet e Bashkuara te vije në Evropë për të përhapur mendimin konservator në vend të vlerave liberale.
“Nëse do mundem, do ta hapim zyrën qendrore te Lëvizjes në Budapest.E dua aq shumë atje. Por natyrisht nuk është praktike. Ne do të kalojmë shumë kohë në Hungari nga tani deri në ditën e zgjedhjeve”, tha Bannon për RTL në një intervistë të publikuar të premten vonë.
Veritas.com.al/