Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli para gazetarëve për të bërë publike vendimin e gjykatës italiane e cila ka pushuar hetimet duke e deklaruar të pafajshëm.  Gjithashtu Tahiri kishte dhe një mesazh për të gjithë ata që në kohët e tij më të vështira treguan se kush ishin.

Unë nuk jam Lulzim Basha, kaqol në politikë

“Më vunë në një sprovë të madhe njerëzore. Më dha mundësi të njoh veten më mirë, njerëzit më mirë, drejtësinë më mirë dhe politikën. Nuk do harroj kush mu largua, kush më qëndroi pranë dhe kush sajoi ndaj meje në kohë të vështira.”

Unë nuk jam Lulzim Basha, kaqol në politikë, e kriminel……Tani thonë se Edi Rama po mbyll hetimet për mua. Pika që nuk i bie.  Nuk është e largët dita kur rrethohej prokuroria me policë, dhe Basha  iku si lepur dhe nuk u gjykua kurrë për vjedhje e vrasje

Unë nuk jam si këta është mallkimi më i madh të jesh si këta

Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg

“Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg dhe unë ua bëra qejfin dhe kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më sollën vendimin e pushimit të hetimit. Tani është mbyllur gjithçka sepse nuk ka..”

Antimafia italiane pushoi hetimet ndaj meje

“Prokuroria e antimafias në Itali kërkojnë pushimin e çështjes dhe gjykata italiane e vendosi …

Jam i vetmi politikan shqiptar që vetëm pse përmendet në bisedat e ca trafikantëve kërkova vetë dhe jam hetuar dy herë, flas në Itali e jo këtu. Një herë në hetimin 4 vjeçar të trafikantëve dhe një  herë hetimin që e kërkova unë. Rezultati është ky autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet sepse nuk kam lidhje me asgjë të paligjshme.

Zgjodha të mos bëj politikanin

Saimir Tahiri: “Unë zgjodha të mos bëj politikanin ..    Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë vetëm përpara drejtësisë. Të mos bëj politikë por të pres drejtësinë të bëjë detyrën e tyre. Qeshja me ca që më kishin njohur dhe bënin sikur s’më njihnin. Apo ata që nuk më njihnin bënin sikur më njihnin…. Me vrap pas tyre dhe ambasadorë.  Kam heshtur dhe kam pritur të vërtetën time.”

Veritas.com.al/

Live per te VERTETEN

Publiée par Saimir Tahiri sur Jeudi 1 novembre 2018