DASH ka futur në listën e zezë Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Gjithashtu në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, tha ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në rrjetin social X.

Kjo deklaratë vjen pas shpalljes së emrave të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë.

“Përzgjedhja e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund  dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan ambasadorja Ageler.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *