Lulzim Basha, edhe pse kishte njoftuar se do të jetë në Lezhë për fillimin e fushatës zgjedhore në Parti, në të njëjtën orë është shfaqur në Kavajë para militantëve.
Fjala e parë që tha ishte justifikuese për humbjen. Ai tha se ”maxhoranca e sotme doli nga blerja e votës dhe përfshirja e shtetit dhe e bandave në zgjedhje”.
Më poshtë tha se “Eshtë koha për të marrë përgjegjësi” por nuk caktoi përgjegjësinë dhe përgjegjësit.
Edhe pse rreth PD po flitet në gjithë vendin për humbjen e moralit dhe të parimit, Basha tha se PD është e vetmja e moralshme.
“E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha.
Ai pohoi përsëri se “është koha për të marrë përgjegjësi”, duke nisur nga ai vetë. Por e kaloi duke thënë vetëm kaq. Asnjë përgjegjësi konkrete ose gabim të tij nuk përmendi.
Veritas.com.al/