Ismet Çekorja, i cili u ekzekutua në Shkodër, vetëm 3 ditë më parë doli në media duke folur mbi akuzat ndaj djalit të tij.

 


Bajram Çekorja dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Alban Bruçit. Vetë Ismet Çekorja akuzonte shtetin se nuk po e lënë rehat.

58-vjeçari mohonte se djali i tij ishte i përfshirë edhe në ngjarjet e tjera kriminale për të cilat ka qenë i dyshuar.

Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut njëkohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time njëkohë që familja jonë e ka pasur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit, të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera”, u shpreh ai për mediat.

Çakorja nënvizonte se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit`, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet, se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, u shpreh ai.