Kryeministri italian, Paolo Gentiloni, shpalli të hënën në mbrëmje përbërjen e qeverisë së tij, që riciklon shumë ministra, ndër të cilët atë të Financavs Pier Carlo Padoan.

Gentiloni, i cili ishte ministër i Punëve të jashtme në qeverinë e Matteo Renzit, saktësoi se zëvendësuesi i tij në krye të diplomacisë italiane do të jetë Angelino Alfano, ministër i Brendshëm dje dhe sot, krahu i djathtë i Silvio Berlusconit.

Ministra të tjerë të ricikluar janë Roberta Pinotti e Mbrojtjes, Giuliano Poletti i Punës, Dario Franceschini i Kulturës, Beatrice Lorenzini e Shëndetësisë dhe Andrea Orlando i Drejtësisë.

Marco Minniti, ish sekretar i shtetit i ngarkuar me shërbimet e fshehta, zëvendëson Alfanon në ministrinë e Brendshme.

 

MaDisplaying italia 2.jpgria-Elena Boschi, ish ministre e Reformave, shumë e afërt me Renzin dhe “nëna” e reformës kushtetuese e hedhur poshtë masivisht nga italianët gjatë referendumit të 4 dhjetorit, mbetet në qeveri por në postin e nën-sekretares së shtetit në kryeministri, një post strategjik ekuivalent me shefin e kabinetit.

Ajo zëvendëson një tjetër besnik të M. Renzit, Luca Lottin, i emëruar sekretar shteti për Sportet.

“Nuk ia fsheh vetes, do të ketë vështirësi “, ka deklaruar Gentiloni, 62 vjeç, duke prezantuar listën e qeverisë së tij, i tejfrymëzuar nga qeveria paraardhëse, për çudinë e madhe të opozitës italiane që denoncon një “Renzi-bis ilegjitime”.

Kryeministri i ri do të paraqitet që nesër, të martën, para Parlamentit për të marrë votëbesimin nga maxhoranca që doli pas referendumit.

/Veritas.com.al/