( FOTO: Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, dy të rinj shqiptarë që mbetën mes viktimave të Urës)/
Edhe dy shqiptarë mes rrënojave të urës ‘tragjike’ Morandi në Gjenova të Italisë ku vdiqën 35 vetë.
Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar emrat e dy shqiptarëve që mbetën të vdekur mes rrënojave të urës Morandi në Genova.
Ambasada bën të ditur se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.
“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende për humbjen tragjike te jetëve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne urën Morandi ne Genova. Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve te viktimave Ambasada është ne dispozicion te te afërmeve për te gjithë asistencën e nevojshme”, thotë ambasada.
Veritas.com.al/