Një nënë Myslimane i ka rruar kokën vajzës së saj 14 vjeçare në Bologna, Itali, sapo vajza i tha se sapo të mbaronte shkollën do ta hiqte shaminë e kokës dhe do të largohej nga shtëpia.

Vajza e klasës së tetë praktikonte që e vinte në kokë shallin sapo i afrohej shtëpisë kur kthehej nga shkolla, por pastaj e hiqte atë. Por dinakëria që praktikonte vajza, ishte kapur nga e ëma të Mërkurën; kjo i preu gjithë flokët dhe i rrojti kokën.

Kur vajza u paraqit në shkollë tullace ditën e Enjte, mësuesit i kërkuan çfarë kishte ndodhur me të. Dhe kur fëmija iu tregoi mësuesve, gjëja kryesore që bëri shkolla- njoftoi policinë, e cila e vuri vajzën nën kujdestari.

/Veritas.com.al/