(Në foto: Shefi i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, hiqet i qetë)/

Sipas raportit të një komisioni, kërcënimi i terrorizmit mbetet në “intensitet të ulët” në Itali. Megjithatë, në internet dhe në burgje, radikalizmin rritet.

Ashtu si fqinjët e tij evropianë, Italia është e shqetësuar nga terrorizmi. Sipas raportit të një komisioni me këtë temë, i paraqitur të enjten, 5 janar, në Romë, kërcënimi terrorist mbetet me “intensitet të ulët” në Itali, ku radikalizmi islamik është, megjithatë, në rritje tek të rinjtë dhe gratë. “Ka një veçanti të vendit tonë, për disa spekte mjaft qetësuese” përsa i përket fenomenit të radikalizimit islamik, tha në një konferencë për shtyp kreu i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, duke prezantuar këtë raport. “Kërcënimi mbetet me intensitet të ulët”, siguroi nga ana e tij kryetari i këtij komisioni qeveritar, Lorenzo Vidoni. Por, ai shtoi se “në vendin tonë ka një numër në rritje të të rinjve dhe grave që janë radikalizuar”. Dhe Italia sot ndodhet në të njëjtën situatë si ajo që kanë përjetuar vendet e tjera evropiane para pesë apo dhjetë vjetësh, ka tërhequr sërish vëmendjen ai.

Shqetësim në burgje

Sipas këtij raporti, Italia numëron rreth njëqind “luftëtarë të huaj”, italianë që janë nisur të bëjnë xhihad në Siri apo Irak, sipas Lorenzo Vidonit, një shifër shumë më e ulët se ajo që haste për shembull në Francë apo në Belgjikë. E megjithatë, Italia nuk është kursyer nga radikalizimi islamik, i cili vërehet kryesisht në burgje dhe në internet, deklaron Paolo Gentiloni. Gjendja në burgje është veçanërisht kritike, denoncon Antigone, një organizatë që mbron të drejtat e të burgosurve. Sipas saj, asnjë roje burgu nuk flet arabisht dhe imamët në përgjithësi nuk lejohen. “Kjo i detyron të burgosurit të zgjedhin mes tyre se kush do t’i drejtojë në lutje, pa asnjë garanci për atë që predikohet” shton kjo organizatë, sipas së cilës Italia ka rreth 54 000 të burgosur, prej të cilëve rreth 6 000 deklarohen myslimanë.

Ministri i brendshëm Maroc Minniti ka veçuar nga ana tjetër efektivitetin e dëbimeve parandaluese, 133 vetëm vitin e kaluar, për çdo shtetas të huaj i akuzuar apo thjesht i dyshuar për radikalizëm. Por Italia shqetësohet megjithatë se shtimi i numrit të emigrantëve nga Lindja e Mesme apo Afrika favorizon radikalizmin islamik, edhe pse Paolo Gentiloni tha se nuk e pranon “ekuacionin: emigracioni = terrorizëm”. 176 554 emigrantë gjendeshin më 31 dhjetor në strukturat pritëse të shpërndara në të gjithë vendin, kundrejt 103 792 një vit më parë dhe 66 066 dy vjet më parë, sipas Ministrisë së Brendshme. Qeveria synon të rrisë numrin e riatdhesimeve dhe numrin e qendrave të paraburgimit. Ministri i brendshëm ka vizituar Tunizinë këtë javë përpara një udhëtimi në Libi, për të promovuar marrëveshje riatdhesimi apo një menaxhim më të mirë të flukseve të riatdhesimit.

/Veritas.com.al/