( FOTO: Avramopoulos  në ministerialin e BE në Tiranë)/

Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos është pyetur nga gazetarët për mundësinë e ‘rikthimit të vizave’ me Shqipërinë. Ai  ndodhet në Tiranë në mbledhjen e ministerialit të BE për Ballkanin Perëndimor.

Avramopoulos tha se BE po monitorin situatën, ndërsa duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm, pasi ‘ekziston mundësia’ për rikthimin e vizave nëse emigracioni është mbi 50% dhe ka një refuzim për t’u rikthyer në vendlindje.

“Lufta e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund t’ju them se ne po monitorojmë situatën dhe është në monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm.

Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lëvizje, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi. Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cenim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se makanizmit të pezullimit të vizave. Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”- tha komisionieri i BE.

Veritas.com.al/