( Giuseppe Conte për herë të dytë në zyrën e President Sergio Mattarella)/
Të dy partitë populiste në Itali kanë ringjallur planin e tyre për të formuar qeverinë e koalicionit dhe përsëri kanë paraqitur Giuseppe Conte si kryeministër.
Zoti Conte paraqiti listën e ministrave para presidentit Sergio Mattarella të enjten dhe qeveria e re do të betohet të Premten- thanë zyrtarët.
Carlo Cottarelli që ishte caktuar si kryeministër, është tërhequr nga krijimi i një qeverie teknike.
Zoti Mattarella ka kundërshtuar zgjedhjen e fillimit të zotit Conte për ministrin e financave.
Por partia populiste Pesë Yjet (M5S) dhe League kanë rënë dakord për një kandidat tjetër.
Pas takimit me presidentin Mattarella, zoti Conte ka konfirmuar raportimet se kandidati i ri për postin kyç të financave do të jetë profesori i ekonomisë Giovanni Tria.
Analistët thanë se ai është një kritik i BAshkimit Europian por jo avokat i largimit nga eeuro, gjë që e bën edhe më të pranueshëm për presidnetin Mattarella.
Ministra të tjerë të emëruar nga zoti Conte:
I brendshëm: Matteo Salvini, lider i League
Industria dhe puna: Luigi Di Maio, lider i Pesë Yjeve.
I jashtëm: Enzo Moavero Milanesi, një ish ministër i Punëve Europiane.
Zoti Salvini dhe zoti Di Maio do të jenë zëvendës- kryeministra.
Veritas.com.al/