Soros pranon sulmin ndaj Italisë dhe mbështet Santori & Co. Tani ai është i gatshëm të kthehet në fushë me një projekt në favor të “shoqërisë së hapur” dhe emigracionit

Nga: Andrea Indini

“Asnjë keqardhje, unë thjesht përshpejtova ngjarjet“. Përveç fillimit të projektit prej 1 miliardë eurosh për të vendosur universitetet progresiste “në rrjet”, në librin e tij të ri Demokracia! Elozhe shoqërisë së hapur, që nga e Marta do të arrijë edhe në libraritë italiane , George Soros merr përsipër me guxim gjithçka që për të në shumë ambiente është vënë në shënjestër dhe kritikuar ashpër.

Nëse nga njëra anë mbron ndjekjen e një bote pa kufij ku emigrantët janë të lirë të lëvizin kudo ku duan, nga ana tjetër krenohet me inkursionet e tij financiare kundër Vendit tonë. “E konsideroj si suksesin tim“, thotë ai. Sulmi i tij ndaj lirës, në atë “të Mërkurë te zezë” të 1992, ishte një goditje e fortë për Italinë. Detyroi kreret e Bankës së Italisë të shesin rezervat prej 48 miliardë dollarë për të mbështetur këmbimin dhe e çoi monedhën tonë në një zhvlerësim 30%.

“Unë gjithmonë kam vepruar në përputhje me rregullat,” thotë Soros sot në një intervistë me Corriere della Sera për të promovuar librin e botuar nga Einaudi. Pothuajse tridhjetë vjet pas këtij sulmi, financieri jo vetëm që mbron atë operacion (“Unë gjithmonë e kam ndarë aktivitetin tim mbi tregjet nga kritikat e mia ndaj tregjeve”), por madje do të hiqet si një “intelektual“. “Sot e konsideroj veten kështu“, thotë ai duke pretenduar se ka kritikuar gjithmonë “gjerat e tepruara dhe tregjet pa kontroll“. Mëkat që,edhe falë atyre teprimeve, ai fitoi famën e spekulatorit dhe simbolin e peshkaqenit të financave. Sipas tij, kritikat, të cilat edhe sot bien bresher ndaj tij, lëvizen nga “njerëz të pasur dhe të fuqishëm“, të cilët duan ta “shkatërrojnë sepse godas interesat e tyre“, dhe “në një masë gjithnjë e më të madhe” nga politikanët. Në fakt, nga politika, veçanërisht ajo progresiste dhe radikal shik, ai gjithmonë ka marrë mbështetje dhe duartrokitje. Në 1995, për shembull, siç tha Bettino Craxi në një intervistë ,spekulimet kolosale mbi lirën i vlejtën atij, “një titull”, një laurea honoris causa nga Universiteti i Bolonjës. Indikacioni erdhi, jo rastësisht, nga miku i tij Romano Prodi.

Sot Soros krenohet me një pasuri prej 8.3 miliardë dollarësh dhe nuk heq dorë nje millimeter nga përpjekjet e tij për të kërkuar te plazmoje dhe botën ashtu si dëshiron ai. Nga mbështetja e revolucioneve me ngjyra, të cilat destabilizuan vendet e Afrikës së Veriut, Ballkanit dhe Lindjes, deri te projektet në favor të mikpritjes së emigrantëve, duke kaluar në mënyrë të pashmangshme në luftën kundër çdo forme të nacionalizmit, ai vazhdon të jetë në rresht të pare dhe te lëvizi rreshtat prapa kuintave. Edhe ditët e fundit ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për të njoftuar projektin e ri prej nje miliardë dollarësh që do të shërbejë për vendosjen ne rrjet një seri universitetesh progresiste. Do të jetë një lloj shtrirje e Universitetit të tij të Evropës Qendrore, universiteti që ka operuar gjatë në Hungari kundër Kryeministrit Viktor Orban derisa ky i fundit e ka perzene atë nga vendi duke e detyruar të transferohet në Vjenë. Libri i tij i ri u publikua pikërisht për të promovuar idenë e tij për shoqëri të hapur, ku, siç i shpjegon Corriere della Sera, “përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike duhet të vendosnin interesat e votuesve perpara interesave te tyre”.

Sorosit, “përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike” i shkojnë për shtat vetëm kur interesat e tyre përkojnë me të tijat. Në listën e tij të zezë ka padyshim koka shtetesh si Donald Trump, Vladimir Putin, Boris Johnson dhe padyshim Viktor Orban. Dhe pastaj,e thotë ai vetë, “si quhet? Ah po, Salvini“. Ai thotë se preferon lëvizjet qe nisin nga poshtë, të tilla si “fenomeni i sardeleve” dhe kryetarët e bashkive që po punojnë kundër ndryshimit të klimës dhe në favor të emigracionit të brendshëm. Në krah të tyre Peshkaqeni i financave do jetë gjithmonë, i gatshëm të hapë portofolin për të plazmuar Perëndimin dhe për të korrigjuar ato demokraci që nuk i pëlqejnë.

Veritas.com.al/