Carlo Cottarelli, një ish ekonomist i FMN , është emëruar nga presidenti për të formuar qeverinë teknike.

Italia është nisur drejt zgjedhjeve të reja brenda pak muajve ditën e Hënë, ndërsa vendi është zhytur në kaos politik pasi përpjekjet e dy partive populiste për krijimin e qeverisë, dështuan.

Kriza e fundit është përhapur kur presidenti Sergio Mattarella vuri veton ndaj emërimit të ekonomistit euroskeptik Paolo Savona si ministër i ekonomisë në koalicionin e të djathtës ekstreme ‘’League’ dhe Lëvizjes kundër Establishmentit “Pesë Yjet”.

Veprimi i tij i të Dielës, pas disa muaj turbullira politike, shpërtheu thirrjen e zemëruar për ta vënë presidentin nën akuzë.

TË hënën, Mattarella zgjodhi Carlo Cottarelli, një ekonomist i FMN, për të krijuar qeverinë kujdestare që do ta çojë Italinë drejt zgjedhjeve të reja.

Kaosi e goditi bursën Italiane duke e rrëzuar më shumë se 2 për qind.

Veritas.com.al/