ROME (Reuters) – E gjithë Italia vihet në dry, lëkundjet e tregut financiar dhe rebelimi i të burgosurve bënë të qartë ditën e Hënë se sa është shtrirë epidemia globale e koronavirusit dhe ka kapur të gjitha aspektet e jetës sociale dhe ekonomike.

Bursat kryesore evropiane u zhytën më shumë se 7%, indexi Japonez ra mbi 5% dhe tregu i SHBA u fundos më shumë se 7% pasi Arabia Saudite njoftoi luftën e naftës me Rusinë që i dërgoi investitorët thuajse në hije në përpjekje për dalje nga epidemia e koronavirusit.

Në Itali, ku ndodhet skena e goditjes më të keqe nga infeksioni dhe kur numri i të vdekurve po ngjitet, qeveria ndërmori hapin më drastik mes gjithë shpërthimit të fatkeqësisë, që mund të prekë 60 milionë njerëz.

Qeveria lëshoi urdhrin për të gjithë qytetarët në gjithë vendin që të mos vijnë rrotull e të shkojnë e vijnë te njëri tjetri, as për punë dhe urgjenca, duke ndaluar çdo grumbullim publik dhe duke pezulluar eventet sportive, përfshi këtu edhe ndeshjet e futbollit.

Numri i vdekjeve në rajonin Lombardia të Milanos, rajon ku janë kyçur kinematë, teatrot dhe muzeumet dhe ku janë kufizuar orët në restauronte, tani është ngjitur në 333, domethënë 25% në ditë. Ndërsa shifra kombëtare e vdekjeve është ngjitur nga 97 në 463, shifër kjo më e larta në botë pas Kinës.

(Vijon….)

VERITAS.COM.AL/