Italia zhytet në ujëra të paqarta politike pas të premtes kur ministri i brendshëm Matteo Salvini tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeveritar dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa parlamenti ndodhet në pushimet e verës.

Tensionet politike që u ngjitën në pikën më të lartë në vendin me borxhet më të larta- vendi i tretë me ekonomi më të fuqishme në eurozonë- tronditën tregun financiar.

Kryeministri Giuseppe Conte, i cili ka mbajtur disa raunde bisedimesh në përpjekje për të lehtësuar krizat në 14 muaj të qeverisjes, me shqetësim i bëri thirrje Salvinit që të justifikojë lëvizjen e tij

Salvini është përplasur herë pas here gjatë javëve të fundit me mikun e tij nën kryeministër Luigi di Maio të Partisë anti- establishment Lëvizja Pesë Yjet (M5S) mbi diapazonin e politikës.

VERITAS.COM.AL/