Presidenti Donald Trump raportohet se po shikon për një shef të ri të Stafit të Shtëpisë së Bardhë që të zëvendësojë Gen. John Kelly, sipas një raporti në revistën ‘Vanity Fair’.

Gabriel Sherman pohon se ka folur me dy Republikan të spikatur, të cilët konfirmuan se ‘raportet e Trump me Kelly “kanë shkuar disa hapa prapa” dhe se Trump tani është duke kërkuar aktivisht për zëvendësuesin e tij.

Bija e Trump, Ivanka, po mban një rol qendror në kërkim të zëvendësuesit të Kelly. Një nga figurat që po merret në konsideratë është ajo e politikanit David Urban.

Kelly, i cili u emërua si shef i Shtëpisë së Bardhë korrikun e vitit të kaluar, duke zëvendësuar Reince Priebus. Me sa duket Trump është zemëruar kur Kelly deklaroi pak ditë më parë se pikëpamja e Trump për ndërtimin e Murit në kufirin jugor ka ‘ndryshuar’ ose ka ‘evoluar’; një qëndrim që Trump e mohoi menjëherë.

“Muri është Muri, kjo kurrë nuk ka ndryshuar ose evoluar që nga dita e parë që e vendosa”, u përgjigj Trump.

Veritas.com.al/