( Foto nga: /Andrew Harnik,AFP)/
Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, është midis kandidatëve te mundshëm të tij për ta nominuar për presidente të Bankës Botërore, sipas Financial Times.
Një zëdhënëse e Departamentit të Thesarit nuk do të konfirmonte ose mohonte lajmin, duke i treguar Times se ata kishin “një numër të konsiderueshëm rekomandimesh për kandidatët e mirë”.
Ivanka Trump punoi me Bankën Botërore për të ndihmuar në krijimin e një fondi për sipërmarrjen e grave prej 350 milionë dollarësh në 2017.
Times raportoi se kandidatët e tjerë për pozicionin përfshijnë ish-ambasadoren e Kombeve të Bashkuara Nikki Haley dhe zyrtarin aktual të Thesarit David Malpass.
Presidenti aktual i Bankës Botërore Jim Yong Kim do të largohet nga posti i tij në janar, duke e lënë atë në dore te Trump për të emëruar një zëvendësues.
Megjithatë, shtetet anëtare të Bankës Botërore duhet të zgjedhin kandidatin e propozuar, motiv për te cilin shumica e presidentëve amerikanë kanë zgjedhur kandidate te pakundërshtueshëm.
Nëse Trump emëron vajzën e tij, ka gjasa të jetë një zgjedhje e diskutueshme dhe ai do të përballet me akuzat e nepotizmit.
Veritas.com.al/