Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i ftuar nga Presidenti i Rusisë, sot në Moskë do të takohet me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.
Ai ka mbërritur në Moskë dje. Gjatë ditës së djeshme Presidenti Ivanov është dekoruar me çmimin“Shenjtëria e tij Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej i Dytë” për vitin 2016.
Çmimi prestigjioz ndërkombëtar i cili i ndahet presidentit Ivanov paraqet mirënjohje për angazhimet e tij në përforcimin e marrëdhënieve midis ortodoksëve, rolin e religjionit në shoqëri dhe vendosjen, gjegjësisht përforcimin e parimeve të tolerancës fetare.
Ivanov realizoi takime me Patriarkun e Kishës ortodokse ruse, Kirill dhe me episkopin Tihon, Vikar të Patriarkut të Moskës dhe të mbarë Rusisë.
/Veritas.com.al/