Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Burime kanë njoftuar se është ekzekutuar Hekuran Billa 40 vjeç. Billa është gjetur i vdekur brenda një makinë të bardhë tip “BMW X6”.

 

Personi që shihni në të majtë është Hekuran Billa, i ekzekutuari mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshimet e para lidhen me pistën e hakmarrjes.

Në vitin 2006,  Billa ekzekutoi në Britaninë e Madhe shtetasin Prel Marku (djathtas në foto). Gjatë vrasjes së Markut në një klub, u plagosën edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, mes tyre Musa Rrahmani.

Konflikt erdhi për shkak të pazareve të drogës dhe prostitucionit. Ngjarja ndodhi në Park Royal, në tetorin e para 14 viteve. Ai u dënua përfundimisht me 34 vite burgim. Burime raporotojnë se Billa kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës vetëm një vit më parë.

Ndërkohë, gjatë atentatit të sotëm, ai ka qenë në automjetin e tij BMW X6 së bashku me një person tjetër që nuk ka marrë lëndime. Pista kryesore e ekzekutimit të 40-vjeçarit, që policia po heton, lidhet me hakmarrjen, shkruan JavaNews duke iu referuar burimeve.

VERITAS.COM.AL